Transmetuar më 25-08-2019, 17:52

Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Matit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Klos- Dars, ku makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit viktimë ka mbetur 33 vjeçari me inicialet Q.V., nga fshati Xibër, i cili udhëtonte si pasagjer.

Mësohet se automjeti drejtohet nga shtetasi B.K., i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/

Foto ilustruese