Transmetuar më 25-08-2019, 18:42

Mund të jesh e fiksuar me diellin dhe me të gjithë aktivitetin që të falin rrezet e tij në plazh, në ҫadër, në det, not, gjithҫka që bëjnë të gjithë në një ditë të zakonshme pranë detit. Por ka diҫka që bëhet vërtet problem nëse rri për një kohë të gjatë në diell: lëkura e rrjepur.

Lëkura natyrale nuk duhet të dëmtohet dhe për këtë, kujdesi para rrezeve të forta duhet të jetë maksimal. Kështu, ҫfarë duhet të bësh nëse lëkura ka filluar të rripet? Më poshtë janë disa metoda natyrale me të cilat mund të trajtosh lëkurën e rrjepur nga dielli.

Vaj ulliri: është i pasur me yndyra natyrale dhe konsiderohet si një prej përbërësve më të mirë në rastet e djegies së diellit dhe lëkurës së dëmtuar. Vaji i ullirit është një hidratant i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Përpiqu të ngrohësh pak vaj ulli ekstra të virgjër në mikrovalë dhe me të masazho të gjithë zonën që të është djegur nga dielli dhe ka filluar të të rripet. Menjëherë lëkura do ta përthithë. Përsërite tri herë në ditë për të parë rezultatet.

Qumësht: qumështi natyral ka shumë veҫori rigjeneruese, ndaj ndihmon shumë lëkurën e dëmtuar. Një gotë qumësh të ftohtë, me një copë pambuku të pastër lyej të gjithë zonën e djegur nga dielli. Mjafton një herë në ditë dhe do ta dallosh menjëherë ndryshimin.

Scrub me limon dhe sheqer: limoni është një kurues mjaft i mirë i lëkurës, eliminon menjëherë lëkurën e vdekur dhe pastron e rigjeneron të renë. Nëse përzieni lëngun e limonit me pak sheqer dhe vaj ulliri, produkti i përftuar do të jetë një scrub i mrekullueshëm që mund ta aplilkosh në të gjithë zonën e dëmtuar nga dielli. Në vetëm 2-3 përdorimet e para, lëkura do të jetë pastruar dhe do të shkëlqejë./b.l/noa.al/