“Unë fsheh mesazhin e vërtetë”, pensionisti bën zbulimin e pabesueshëm
Transmetuar më 25-08-2019, 19:25

Kishte 40 vjet që e kishte gjetur në garazhin e shtëpisë dhe vetëm tani zbuloi se në fakt unaza e rrallë prej floriri ishte një thesar i periudhës së Mesjetës, me vlerë rreth 10 mijë paund.

Tom Clark, 81-vjeç, e gjeti unazën në vitin 1979, teksa po gërmonte tokën jashtë shtëpisë në Aylesbury, Buckinghamshire.

Pa e kuptuar vlerën e vërtetë, ai e vendosi unazën brenda një kanaçeje metalike dhe e la brenda garazhit, ku qëndroi e harruar për dekada me radhë. Clark e rigjeti unazën rastësisht, teksa po pastronte garazhin e së ëmës pas vdekjes së saj.

Këtë herë vendosi që të pyeste për vlerën e saj dhe u trondit kur zbuloi se bëhej fjalë për një objekt mesjetar 670 vjeçar, që datonte në vitin 1350.

Unaza do të dalë në ankand në Derbyshire të martën (27 Gusht) dhe pritet të shitet rreth 8.500-10.000.

“E kisha harruar plotësisht. Në atë kohë kisha vetëm 10 vite që merresha me zbulimin e metaleve dhe nuk e kuptova që unaza ishte e veçantë,”-tha 81-vjeçari.

Clark, tani një koleksionist shumë më me përvojë, kur gjeti sërish unazën e kuptoi menjëherë që ishte një unazë vulë, e cila datonte në vitet 1300 dhe se i përkiste ndonjë personi të rëndësishëm duke pasur parasysh dekorimin dhe cilësinë e saj.

“Është e rrallë dhe elegante. Do të doja të dija se kujt i përkiste,”-shtoi i ai. Unaza mban edhe një mbishkrim latin “(NVNCIE.VERA.TEGO) që përkthehet: “Unë fsheh mesazhin e vërtetë"./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...