Transmetuar më 25-08-2019, 20:26

Një çift nga Hungaria humb në malin e Llogorasë.

Çifti nga Hungaria kishte dalë për të eksploruar zonat dhe shtigjet Llogora ,Karaburun ,mbrëmjen e sotme.

Por ata kanë humbur në këte zonë dhe kanë kërkuar ndihme për gjetjen e tyre.

Kontaktin e fundit e kanë dhënë tek qëndra e vizitorëve në Radhimë para dy orësh,dhe deri në këto momente nuk ka asnje informacion për ta.

Ndërkohë punonjës së qëndrës së vizitorve kanë dalë në pyllin e Llogorasë per gjetjen e çiftit.