Transmetuar më 25-08-2019, 23:14

Barcelona ka arritur fitoren e parë në javën e dytë të “La Liga-s”.

Një fitore plot shkëlqim ishte ajo e katalanasve këtë mbrëmje, përballë Real Betisit.

Barcelona arriti të fitojë mbrëmjen e sotme në “Cam Nou”, me rezultatin 5-2.

Goli i Fhekir, pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 17-të shkaktoi panik në radhët e katalanëve, por në minutën e 41-të Griezmann u shërbye në mënyrë perfekte nga Sergi Roberto, për të shënuar golin e parë në La Liga me fanellën e Barcelonës.

Por kampioni i botës nuk u ndal me kaq. Sapo nisi pjesa e dytë, lëshoi të një djathtë të kalibruar prirët me portën, duke kaluar ne epërsi skuadrën e tij dhe merituar duartrokitjet e Messit dhe Suarezit nga tribuna.

Në festivalin e golave të Barçës morën pjesë me radhë i riu Perez, Jordi Alba dhe Vidal, i futur në pjesën e dytë, pikërisht në vendin e Griezmannit, ndërsa në minutën e 79-të Loren shkurtoi diferencën në 5-2, rezultat që mbeti në tabelë edhe pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit.

Kujtojmë që në këtë takim munguan Lionel Messi, Luis Suarez dhe Osmane Dembele.