Transmetuar më 26-08-2019, 22:16

FIFA konfirmoi se më 3 shtator do të zbulohet emblema e finaleve të Kupës së Botës, Katar 2022.

Ndërkohë vendi i vogël arabik po çudit gjithnjë e më shumë me projektet rreth stadiumeve.

Pasi të përfundojë, do të jetë ky stadiumi i parë i Kupës së Botës që mund të çmontohet plotësisht.

Modelet për stadiumin e fundit të Kupës së Botës në Katar po vijnë në jetë, në kohë.

Stadiumi “Ras Abu Aboud” në Doha do të jetë stadiumi i parë që do të ripërdoret pas Botërorit 2022. Do të thotë se ai do të çmontohet për t’u vendosur në një vend tjetër.

Ky stadium do të ndërtohet në hyrje të detit, për të qenë edhe më tërheqës për tifozë dhe turistët.

Të gjithë përbërësit e tij janë të riciklueshëm, sikurse blloqet e ndërtimit me madhësi të kontejnerëve po arrijnë në portin e mbushur me materialet e përdorura për të bërë stadiumin.

Vetë kontejnerët do të përdoren për të bërë gjithçka, nga banjot e stadiumit, zyrat dhe deri te sallat e mikpritjes.

Qëndrueshmëria është fokusi kryesor për ndërtuesit e saj.

“Që në fazat e hershme të projektimit, ne kemi konsideruar se si mund të ripërdoret çdo përbërës i stadiumit, qoftë ai i kontejnerit apo struktura e çelikut që do të mbajë kontejnerët. Por dhe çatia, gjithashtu”, tha menaxheri i projektit Mohamed Al Mulla.

Projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ky është një nga shtatë stadiumet që po ndërtohen vetëm për vitin 2022.

Më shumë se 90 kontejnerë nga 1.000 që do të përdoren në total. Ato kanë mbërritur nga Kina.

Një pjesë e ofertës së Katarit për të pritur Kupën e Botës 2022 përfshinte një plan për të ndihmuar një vend tjetër të zhvillonte infrastrukturën e tij sportive.

Pas Botërorit, stadiumi do të çmontohet dhe kontejnerët do të përdoren për ta vendosur atë, në shtet tjetër, që ende nuk është bërë publik.

Stadiumi prej 40,000 vendesh mund të zhvendoset dhe ndahet në dy pjesë, ose të bëhet një arenë.

“Mund të jetë një mundësi e mirë për ato vende që të ripërdorin të gjithë objektin që ne do të ndërtojmë këtu,” i tha Al Mulla Al Jazeera.

Katari i ka mbyllur punimet për një nga stadiumet e Kupës së Botës për vit, Stadiumin “Al Janoub” në Al Wakrah./a.m/noa.al