E citon Rama! Kastriot Çaushi për godinën e vjetër të Teatrit: Duhet të kesh kujdes mos i biesh murit me kokë!
Transmetuar më 27-08-2019, 18:53

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot aktorin e mirënjohur, pedagogun dhe rektorin e Akademisë së Arteve, Kastriot Çaushi, për të dhënë mesazhin e radhës mbi domosdoshmërinë e ndërtimit të një godine të re të Teatrit Kombëtar.

"Kontributi i të cilit për skenën shqiptare s’ka nevojë për prezantim, njësoj si shumica dërrmuese e aktorëve të skenës, mbështet shembjen e karakatinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, thotë Rama, duke më tej edhe mesazhin e tij:

KASTRIOT ÇAUSHI:

"Duhet të kesh kujdes kur kalon nga një anë e skenës në tjetrën se mos i bie murit me kokë. Teatri aktual është i amortizuar, ku spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër, vapë në verë, ndaj dua patjetër një ndërtesë të re për qytetin tim, për vendin tim."

"Në qoftë se ky financim e bën një teatër të ri modern, le të bëhet."/a.m/noa.al

Loading...
Loading...