Transmetuar më 28-08-2019, 11:58

Krijohen autobusët e parë pa shoferë në Singapor. Javën e kaluar u testuan autobusët e parë autonom, të cilët nuk kanë nevojë për shofer.

Deri më tani rrugëtimi i përshkruar prej tyre është prej vetëm 6 kilometrash.

Mirëpo parashikohet që brenda vitit 2022, shërbimi të shtrihet në tre distrikte të ndryshme.

Çdo autobus ka sensorë të cilat e lejojnë që të identifikojë pengesat dhe të sinjalizojë defektet në mjet.

Megjithatë në bord do të jetë edhe një shofer, i cili do të marrë drejtimin e mjetit, në rast se do të lindë nevoja. /a.y/noa.al