Transmetuar më 28-08-2019, 13:48

Në shtator një asteroid do të kalojë pranë Tokës. Lajmi konfirmohet nga Qendra studimore për objektet afër tokës pranë NASA-s.

Sipas saj, më 14 shtator, pritet të shfaqet 5.3 milionë kilometra larg tokës asteroidin me emrin 2000 QW7, me një diametër prej 650 metrash.

Trupi qiellor do të udhëtojë me 14,361 milje në orë dhe sipas specialistëve, nuk përbën asnjë rrezik potencial.

Ky trup qiellor kalon pranë planetit Tokë çdo 19 vjet dhe, pasi të kalojë pranë Tokës në shtator, i bie që vizita e radhës të jetë më datë 19 tetor 2038.

Qendra e NASA-s do ta vëzhgojë trajektoren e tij gjatë gjithë kohës. NASA ka tashmë një plan mbrojtës kundër asteriodëve të quajtur Plani i dyfishtë i ridrejtimit të Asteroidëve.

Ndërkohë miliarderi Elon Musk mendon ndryshe në lidhje me këtë çështje. Përmes një postimi në Twitter ai shkroi se asteroidi do të godasë Tokën dhe njerëzimi nuk ka asnjë masë mbrojtëse.