Transmetuar më 29-08-2019, 07:57

Dy ditëve të fundit në media kanë qarkulluar gjerësisht zërat se në Rrugën e Kombit do të ketë taksë shtesë, përveç asaj që është në fuqi.

Mirëpo kompania koncensionare e kësaj rruge, ‘Albanian Highway Concession Sh.P.K’, e mohon një fakt të tillë.

Shoqëria koncesionare informon të gjithë përdoruesit e Rrugës së Kombit (Autostrada Milot- Morinë) se nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë pagesë apo taksë shtesë në sheshin e pagesave (Sheshi i Pagesës së Tarifës së Autostradës Milot- Morinë).

Sqarohet se të gjithë përdoruesit e këtij aksi rrugor do të vazhdojnë të kryejnë pagesat njëlloj si deri më sot, pa asnjë ndryshim, sipas kategorisë së mjeteve të parashikuara në kontratën koncesionare.

Aktualisht, shoqëria koncesionare, në zbatim të Kontratës së Koncesionit dhe normave ligjore në fuqi po realizon montimin dhe kongurimin e peshoreve elektronike.

Mirëpo nënvizohet se peshoret do të shërbejnë për monitorimin e automjeteve të rënda (nëse janë brenda normave të parashikuara në ligj ose jo).

“Qëllimi i këtyre pajisjeve është mbrojtja e elementëve rrugorë (shtresat e rrugës, veprat e artit, urat etj.) nga dëmtimet e mundshme që vijnë si pasojë e ngarkimit të mjeteve të rënda jashtë normave të lejuara”, shkruan kompania.

Pagesa bazë mbi të cilën përllogariten të gjithë tarifat e tjera është përcaktuar 4.15 euro pa TVSH. Duke i shtuar edhe taksën tarifa plotësohet në 5 euro. Mbi këtë bazë nisin përllogaritjet e tjera sipas koeficientëve të përcaktuar për lloj mjeti. Kështu për automjetet me tre rrota koeficienti është 0.50 dhe taksa llogaritet në 2.5 euro.

Për automjetet me katër rrota, të kategorisë B, C dhe D, koeficienti është 1dhe taksa llogaritet 5 euro bashkë me TVSH-në. Pikërisht këtu futen edhe autoveturat të cilat janë edhe mjetet më të shumta në numër që qarkullojnë në këtë aks kombëtar. Për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25.

Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro.

Taksa e re për tonazhin në Rrugën e Kombit, Kosova reagon ashpër ndaj Shqipërisë