Transmetuar më 29-08-2019, 19:20

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ashtu siç kishte premtuar një ditë më parë është ngjitur sot në pikën më të lartë të vendit tonë, në majën e Malit të Korabit.

Meta është ngjitur në majë të Korabit, bashkë me aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku.

"Ju përshëndesim të gjithëve dhe ju urojmë një mbrëmje të këndshme bashkë me Bes Kallakun, nga maja më e lartë e Shqipërisë dhe rajonit, nga maja e Korabit", ka qenë mesazhi që Presidenti Meta dha sot nga maja më e lartë e vendit tonë.

Meta njoftoi rreth 10 orë më parë se po ngjitej në mal. "Me ish-futbollistin e Korabit të Peshkopisë, Bes Kallaku, drejt majës së Korabit" shkroi sot më herët Presidenti i Shqipërisë.

/a.m/NOA.al