Transmetuar më 29-08-2019, 21:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një mesazh, lidhur me një katastrofë natyrore që pritet të godasë këtë fundjavë shtetin e Florida-s.

Donald J. Trump, përmes një mesazhi në "Twitter", shkroi sot:

‘Uragani Dorian duket se do ta godasë Floridan të Dielën në mbrëmje. Përgatituni dhe ju lutemi të ndiqni këshillat e autoriteteve Shtetërore dhe Federale."

"Do të jetë një uragan  i madh, ndoshta më i madhi !", ka qenë sot mesazhi i presidentit amerikan, për miliona qytetarë të cilët jetojnë në bregun nga Atlantiku. Florida është goditur shpesh nga fenomene natyrore të këtij lloji dhe është përballur  me situata katastrofale./a.m/NOA.al