Transmetuar më 30-08-2019, 08:35

Një fëmijë 5 vjeç me banim në provincën e Bergamo në Itali, u mbyt në pishinën e një hoteli në Silvi Marina, të Teramano, ku ishte me pushime me familjen.

Siç deklaruan hetuesit të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, vogëlushi rreth orës 17.00 të kësaj të enjteje, teksa ishte duke u larë me disa fëmijë të tjerë, u zhyt në ujë pasi humbi ndjenjat.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga të pranishmit, i mituri gjeti vdekjen si pasojë e arrestit kardiak.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Abruzzo Marina Hotel, në resortin ku familja bashkë me vogëlushin me iniciale T.G., ishin me pushime.

Në momentin që u nxor nga uji, i mituri ishte ende gjallë dhe për 20 minuta ndihma e shpejtë tentoi që ta përmendte, por pa rezultat.

Për zbardhjen e shkaqeve që çuan në vdekjen e të miturit, trupit të tij do i bëhet autopsia. /a.y/noa.al