Transmetuar më 30-08-2019, 13:06

E dinë shqiptarët që pa qarkullimin e drogës shteti nuk do të kishte lekë as për të paguar policët që luftojnë kundër ekonomisë së drogës!!! Këtu më kanë çuar studimet e mia!

Nga Artan Fuga

Unë, në shpjegimin e dukurive shoqërore në Shqipëri jam partizan i funksionalizimit të Robert K. Merton.

Aty te librat e tij e kam kokën!

Pra me pak fjalë në këtë pozicion për të cilin paguhem si rrogëtar i shtetit nuk më duhet fare nëse një ngjarje apo dukuri është e mirë apo e keqe, por vetëm përse ndodh dhe çfarë funksioni kryen.

Pastaj të qaj përsipër e të ulëras di edhe unë, por nuk është puna ime!

E dinë shqiptarët që pa qarkullimin e drogës shteti nuk do të kishte lekë as për të paguar policët që luftojnë kundër ekonomisë së drogës!!!

Këtu më kanë çuar studimet e mia!

Ju duket paradoks?

Nëse nuk ju duket dhe dini si ta shpjegoni, më thoni që të mos e botoj kot në vjeshtë te shtëpia botuese PAPIRUS librin tim :

Origjinat e pasurisë, pronës, pushtetit (në Shqipërinë post-totalitare)

Pa drogën nuk do të kishim lekë të paguanim as policët që luftojnë kundër ekonomisë kriminale të bimëve narkotike!

Të tjerat janë llogje, jo e lagu jo nuk e lagu!

Mos kujtojë njeri që unë justifikoj ekonominë kriminale, atë mortje, por faktet duhen thënë!