Transmetuar më 30-08-2019, 14:39

Një jaht luksoz mori flakë në brigjet e Maiorca në Spanjë. Pamjet që noa.al sjell më poshtë u shënuan të dielën që lamë pas dhe u filmuan nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Në video shihet jahti “D’Angleterre”, i gjatë 33 metra, teksa përpihet nga flakët, para plazhit të Es Trenc.

Roja bregdetare spanjolle arriti të ndërhyjë në kohë, duke shpëtuar 15 personat që ndodheshin në bord.

Ndërkohë komandanti qëndroi deri në fund në tentativë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Jahti i cili përdoret si charter luksoz, përfundoi i fundosur teksa u nxor në breg. /a.y/noa.al