Transmetuar më 30-08-2019, 21:46

Komisioneri për Zgjerim në BE ka apeluar Kosovën dhe Serbinë që të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre.

Johannes Hahn tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe dhe Serbia duhet t’i jap fund fushatës për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai i bëri këto komente në Helsinki ku të premten ministrat e BE-së takuan ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisionari Hahn tha se rezultati i bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është element thelbësor për të ardhmen europiane të rajonit. /k.k/noa.al/