Transmetuar më 01-09-2019, 08:18

Përveçse askush nuk dëshiron t’ju dëgjojë duke u ankuar, ankimi është i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Stanfordit tregojnë se shpenzimi i vetëm gjysmë ore në ditë duke u ankuar e dëmton fizikisht trurin e njeriut.

Pavarësisht nëse jeni ju duke u ankuar apo duke dëgjuar dikë tjetër të ankohet, ekspozimi në negativitet dëmton neuronet në hipokampus, pjesën e trurit që përdoret për zgjidhjen e problemeve dhe funksionin kognitiv.

Me kohën, ankimi bëhet shprehi. Nëse jeni të rrethuar vetëm nga njerëz që ankohen, atëherë jeni shumë të prirë që edhe ju të bëheni i tillë.

Hulumtuesit kanë treguar një gjë interesante se 95% e konsumatorëve që kanë probleme me një produkt nuk ankohen te kompania, por ankesat ua përçojnë 8 deri 16 njerëzve tjerë.

Ata kanë treguar se mënyra se si njerëzit ankohen nuk është aspak produktive sepse kjo formë e ankimit që bëjnë shumica e njerëzve nuk i zgjidhë problemet që mund të keni.