Krim i tmerrshëm brenda familjes! Shqiptari nuk pranonte divorcin, ther me thikë bashkëshorten
Transmetuar më 01-09-2019, 13:41

Një krim i tmerrshëm me pasojë vdekjen ka ndodhur brenda një familjeje shqiptare në Zvicër.

Një nënë shqiptare dyshohet se është masakruar pa mëshirë nga bashkëshorti i saj në qytetin e Dietikonit.

Siç raporton Blick, e ndjera quhet Luiza (nuk jepet mbiemri) e moshës 34-vjeçare dhe nënë e 4 fëmijëve.

Luiza dyshohet se u ther me thikë nga bashkëshorti i saj Ilir B., 37-vjeç në apartamentin e saj, ku banonte prej një viti.

Ajo vuante prej vitesh dhunën nga bashkëshorti dhe për këtë arsye kishte tentuar disa herë shkëputjen prej tij.

Blick shkruan më tej se shkruan se ky krim buron prej Kanunit të Lekë Dukagjinit, një kodi zakonor të hershëm në Veriun e Shqipërisë, ku gruaja nuk ka asnjë të drejtë as në banesën e saj, as në të bashkëshortit.

Blick shkruan se të afërmit e të dyshuarit tani kanë frikë nga hakmarrja, tashmë, pas këtij krimi makabër.

Kushëriri i Ilir B. thotë: “Ne duhet të presim një sulm nga familja e L. Ata janë të gjithë shqiptarë dhe nuk ka rëndësi që ata jetojnë në Zvicër”.

Sipas gazetës, një BMË i zi është duke patrulluar shtëpinë e një të afërmi. Policia Kantonale e Zyrihut nuk jep informacione për masat e mundshme mbrojtëse. Familja është nën përkujdesje./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...