Transmetuar më 01-09-2019, 22:39

Numri i të vdekurve nga sulmi me armë në një qytet të Teksas po rritet.

Seth Ator është identifikuar si personi që qëlloi në Odessa dhe Midland.

Ai qëlloi mbi ta dhe u largua, duke lënë deri tani të paktën shtatë viktima, tha policia.

Pasi ai hapi zjarr, policia e përshkroi armën e përdorur prej tij, të tipit AR.

Personi i armatosur doli në autostradë, duke lëshuar plumba tek banorët dhe shoferët e rastësishëm, tha policia.

Ai rrëmbeu një kamion postar dhe braktisi Hondan e tij, duke vijuar të qëllonte mbi njerëz ndërsa hyri në Odessa për rreth 20 milje larg. Atje, policia u përball me të në një parking kinemaje dhe e vrau në një shkëmbim zjarri.

Njëzet e dy njerëz gjithashtu u plagosën, tha Shefi i Policisë së Odessa Michael Gerke. Nga të plagosurit përfshihej një vajzë 17 muajshe, si dhe tre oficerë të zbatimit të ligjit, thanë zyrtarë të spitalit dhe policisë, mbi këtë tragjedi.  /a.m/NOA.al