Vritet gruaja e moshuar, plagoset djali dhe nusja! Zbulohet motivi i krimit të rëndë
Transmetuar më 02-09-2019, 11:00
Foto ilustruese

Një krim i rëndë ka ndodhur këtë të diel, ku një person, ka vrarë një grua në moshë si dhe ka plagosur me thikë djalin dhe nusen e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gostivar të Maqedonisë, ku gjithçka dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për një borxh prej 1500 eurosh.

Mësohet se i dyshuari i kishte dhënë djalit dhe nuses së plagosur, një borxh prej 1500 euro për blerjen e shtëpisë shumë e cila nuk i ishte kthyer prej tyre.

Jo vetëm kaq por i dyshuari kërkonte paratë mbrapsht bashkë me kamatë, duke e çuar vlerën disa herë më të madhe.

Krimi i rëndë ndodhi gjatë pasdites së të dielës duke tronditur mbarë vendin teksa i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e të plagosurit për të kërkuar mbrapsht paratë më gjithë kamatë.

Në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodhej e moshuara me nusen, ndërsa jashtë djali.

I dyshuari ka qëlluar fillimisht gruan rreth 76 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas ka goditur nusen e të moshuarës.

Por teksa ka dëgjuar klithmat nga brenda banesës djali ka hyrë brenda, por në përleshje është qëlluar me thikë nga agresori, duke mbetur i plagosur rëndë.

Ishin fqinjët ata që lajmëruan policinë, për ta kapur të dyshuarin rreth një orë më vonë.

I arrestuari është punonjës i shërbimit zjarrfikës të Gostivarit, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet me dije. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...