Transmetuar më 02-09-2019, 11:41

Detyron dy vajzat që të kryejnë akte seksuale përpara kameras, në mënyrë që të kënaqte të dashurin e saj, i cili i shikonte nëpërmjet telefonit.

33-vjeçarja amerikane Rose Beth Litzky nga Virginia, u dënua për pedofili bashkë me të dashurin Roberto Oquendo, 38 vjeç, pasi autoritetet zbuluan abuzimet që pësonin vajzat e saj.

Policia gjeti me qindra video dhe fotografi, ku vajzat e 33-vjeçares shfaqeshin të zhveshura dhe detyroheshin të bënin akte seksuale.

Gjithçka u zbulua pas një hetimi nga FBI lidhur me pedo-pornografinë online, kur u zbulua materiali komprometues.

Litzky akuzohet se i ka detyruar vajzat që të kryenin akte seksuale gjatë viteve 2014 dhe 2016. Duket se nëna iu jepte vajzave udhëzime se çfarë duhet të bënin për të kënaqur të dashurin e saj i cili i shihte me video-chat.

Robert do të dënohet më 14 tetor, ndërsa nëna e vajzave të mitura u dënua javën e lënë pas me 50 vite burg. /a.y/noa.al