Disa mënyra natyrale për të rigjeneruar trupin pas pushimeve
Transmetuar më 02-09-2019, 11:52

Hiqni dorë nga dietat drastike dhe provoni me detox-in për ta marrë veten pas pushimeve. Më poshtë, janë 3 mënyra natyrale për ta nisur shëndetshëm vjeshtën dhe punën.

Limon, xhinxher dhe kripë deti

Uji me limon ndihmon në detoksikimin e trupit dhe të lëkurës, por duke shtuar xhinxher dhe kripë, rezultati do jetë edhe më i mirë. Ky kombinim është një zgjidhje ideale për të pastruar trupin nga helmet. Çdo mëngjes një përzierje me këta tre përbërës, do të t’i bëjë ditët e këtij viti më të shëndetshme.

Çaji jeshil

Përpiqu të zëvendësosh kafet e mëngjesit me çajin jeshil, i cili ka një përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe është mënyra më e mirë natyrale për të shmangur viruset e stinës, si dhe ndihmon shumë sistemin tretës. Çaji jeshil është zgjidhja më e mirë për të nisur një ditë të shëndetshme dhe me energji.

Uji

Nëse ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe natyrale për të pastruar trupin nga helmet është, pa dyshim, uji. Shumë mjekë, vazhdimisht theksojnë se sa më shumë ujë të konsumosh, aq më të shëndetshme do ta kesh lëkurën. Uji ndihmon në mirëfunksionimin e të gjitha organeve, për një metabolizëm efektiv dhe aparat tretës të rregullt. Po sa ujë duhet të pish çdo ditë? 3.7 litra ujë (15 gota ujë) për të rriturit meshkuj dhe 2.7 litra (11 gota) për femrat.

Loading...
Loading...