Transmetuar më 02-09-2019, 12:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grabitje me armë zjarri në një bankë, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shtimë të Kosovës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 08:15 minuta, në rrugën “Tahir Sinani”.

Bëhet me dije se në ambientet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë, ku nëpërmjet kërcënimit të punonjëses kanë arritur të marrin paratë.

Po ashtu duke u larguar ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar.

Teksa policia është vënë në ndjekje të makinës së të dyshuarve, por prej tyre është qëlluar me armë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar nga ana e policisë, teksa hetimet janë në vijim. Po ashtu po punohet për të përcaktuar shumën e saktë të parave të grabitura. /a.y/noa.al