Transmetuar më 02-09-2019, 17:12

Pas një vere të nxehtë, ka nisur vjeshta në disa zona të vendit, madje me rrebeshe shiu.

Dita e dytë e shtatorit ka sjellë reshje shiu në Shqipërinë e Mesme.

Në qytetin e Elbasanit moti ka ndryshuar brenda pak minutave.

Pas diellit dhe nxehtësisë, një stuhi me erë dhe reshje të dendura shiu ka pushtuar qytetin dhe zona rreth tij.

Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura në Elbasan, ka pasur vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

Gjatë korrikut dhe gushtit, Elbasani është përfshirë disa herë nga shira të rrëmbyeshëm për disa minuta kryesisht në orët e pasdites.

/a.m/NOA.al