Si nëpër filma, grabitësit vjedhin bankën dhe qëllojnë me armë policinë
Transmetuar më 02-09-2019, 18:03

Një bankë është grabitur nga katër persona në Shtime të Kosovës.

Mediat kanë publikuar momentet e vjedhjes, ndërsa aksioni është i ngjashëm me skenarët e filmave.

Katër grabitësit kanë qëlluar edhe me armë në drejtim të forcave të policisë.

Pavarësisht të shtënave mësohet se nuk ka persona të lënduar. Grabitësit kanë arritur të ikin me një mjet nga vendi i ngjarjes ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Ende nuk ka informacione se sa është shuma e parave të vjedhura. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...