Transmetuar më 03-09-2019, 00:11

Mbrëmjen e kaluar një 17-vjeçar serb është therur me thikë pas një përleshje me disa shqiptarë në Urën e Ibrit në Mitrovicë të Kosovës.

Për këtë rast ka reaguar edhe KFOR-i në Kosovë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Pio Sabeta, ka thënë në veri të Mitrovicës gjendja është e qetë.

"Nga ky mision thonë se duhet të priten rezultatet e hetimit në mënyrë që të përcaktohen të gjitha rrethanat e çështjes", ka thënë ai.

Sipas tij KFOR është duke punuar ngushtë me organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Ai shtoi se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën.

“Në rast të ndonjë lloj rreziku që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, KFOR është i gatshëm të marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sabeta për RTK 2.