Transmetuar më 03-09-2019, 08:44

Një rrufe e goditi në 24 gusht dhe që nga ai moment, nuk ka asnjë përmirësim.

Italiani Andrea Bossi u godit nga rrufeja teksa po ecte me biçikletë dhe që nga ai moment ndodhet në koma.

Mjekët thonë se nuk ka shpresa për 50-vjeçarin që të përmendet.

Ishte duke shëtitur me biçikletë në shtegun e Ressel në zonën e Basovizza të Triestes, kur ndodhi ngjarja.

Për shkak të shkarkesës së rrufesë, Andrea u rrëzua nga biçikleta, humbi ndjenjat dhe pësoi arrest kardiak.

Ishin disa kalimtarë të rastit ata që i erdhën në ndihmë, por mjekët thonë se nuk ka asnjë shenjë përmirësimi dhe se ndodhet në gjendje kome të pakthyeshme. /a.y/noa.al