Transmetuar më 03-09-2019, 09:33

Një avion i vogël i përdorur si ambulancë për raste urgjence, u rrëzua mbi një resort në Filipine.

Për pasojë nëntë personat që ndodheshin në bord gjetën vdekjen, si dhe u plagosën dy të tjerë që ndodheshin në resort.

Aksidenti ndodhi këtë të diel, teksa avioni ‘Beechcraft BE-350’ po transportonte një pacinet nga qyteti i Dipolog drejt Manila.

Në avion ndodhej i sëmuri, gruaja e të sëmurit, pesë punonjës mjekësorë dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit, shkruan noa.al.

Avioni u përplas në një resort në Agojo, në provincën e Laguna, rreth 50 kilometër në jug të Manila. /a.y/noa.al