Po raportonte për motin e keq, gazetari përballet me një rrufe të frikshme
Transmetuar më 03-09-2019, 12:35

Kur vjen puna tek raportimet me mot të keq, veçanërisht gazetarët e televizioneve janë ata që kanë histori nga më ndryshmet për të treguar. Ndonjëherë ata përballen edhe me situata të rrezikshme…

I tillë është edhe rasti i reporterit të Fox 10 Phoenix, Matt Rodeëald, i cili teksa po bëhej gati për të raportuar për stuhinë që kishte goditur qytetin e Arizonës më herët gjatë kësaj jave, u përball me një rrufe që ra fare pranë tij.

Goditja ishte kaq e fortë sa la pa energji elektrike rreth 14 mijë shtëpi.

Fatmirësisht, Rodeëald nuk pësoi asnjë dëmtim, madje ai u rikthye në të njëjtin vend pak më vonë për të përfunduar raportimin e tij./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...