Transmetuar më 03-09-2019, 12:40

Një njoftim i rëndësishëm vjen për gjithë ata persona që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Italisë më 6 shtator.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Bëhet me dije se vonesat dhe anulimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillohen të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit.

Gjithçka në mënyrë që të mësojnë nëse nga kjo grevë do të preket fluturimi i tyre. /a.y/noa.al