Transmetuar më 03-09-2019, 14:07

Kryeministri Edi Rama publikon një video me anë të së cilës bën me dije se është çelur ditën e sotme thirrja për punësimin e ekselentëve.

Ai thotë se është një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës.

“Pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, gati për një tjetër prurje të re në administratë dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015

Pakti për Universitetin. Shqipëria që duam”, shkruan Rama.

Në video sqarohet se thirrja është hapur për të gjithë ata që kanë përfunduar studimet master me mesatare nga 9-10 dhe që zotëron diplomë të çdo niveli nga viti 2015 e në vijim.

Të interesuarit mund të aplikojnë në platformën punëtëmbarë.al dhe dap.gov.al.

Bëhet me dije se janë 219 pozicione pune në dispozicion dhe se afati i aplikimit përfundon më 20 shtator. /a.y/noa.al