Transmetuar më 03-09-2019, 15:46

Vetëkontrolli është shumë i vështirë kur të kap ajo dëshira gërryese për të ngrënë. Kur uria e pasdarkës të shpon stomakun, nuk mund të rezistosh pa shkuar te frigoriferi sado rehat të jesh në krevat apo divan. Por kjo ka një anë negative, ndjesinë e fryrjes në mëngjes.

Pendohesh për gjithçka ke ngrënë 7 orë më parë dhe thith barkun, e mërzitur, që zinxhiri dhe kopsa e xhinseve të mbyllet. Nëse kjo është historia jote, këtu janë disa këshilla nga dietologët që kur na kap uria e orëve të vona të paktën të hamë diçka që nuk na fryn.

Çaj menteje, xhinxheri ose kamomili, 1 filxhan

Pak gllënka të ngrohta do të ndihmojnë të qetësosh barkun, gazi është një fryrës i zakontë barku.

Luleshtrydhe, mjedra, 1 filxhan secila, qitro, 1/2, ose portokaj të vegjël

Duhet të qëndrosh larg frutave shumë të ëmbla, mollëve dhe rrushit për të përmendur disa, sepse ëmbëlsia thith lëngjet dhe të bën të ndihesh e fryrë. Frutat e rekomanduara përmbajnë ujë, një zgjedhje ngopëse dhe e shëndetshme dhe janë të pasura me antioksidantë që përforcojnë imunitetin dhe vitamina.

Kos me pak yndyrë, gjysmë filxhani dhe mjedra ose fruta të ndryshme pylli, gjysmë filxhani

Kosi përmban probiotikë që ndihmojnë për pastrimin e aparatit tretës dhe favorizon bakteret e mira të zorrëve. Për më shumë shije, shto ca fruta. Nëse stomaku nuk t’i tret produktet e bulmetit, shmange.

Ujë

Pi një gotë ujë para gjumit për të nxjerrë kripërat. Shmang ujin e gazuar./b.l/noa.al/