Transmetuar më 03-09-2019, 18:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Alabamës në Amerikë, ku një 14-vjeçar ka vrarë tre pjesëtarë të familjes së tij dhe ka plaosur dy të tjerë.

Adoleshenti e kreu krimin me një armë, dhe më pas njoftoi policinë për aktin e bërë.

Dy prej të të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, raportojnë mediet e huaja.

Menjëherë pas ngjarjes adoleshenti ka njoftuar policinë duke pranuar edhe ishte autori i ngjarjes.

"Pranoi se kishte qëlluar familjarët e tij në shtëpi, ndërsa tani po ndihmon policët të gjejnë armën e kalibrit 9 mm, që e kishte hedhur pas krimit",  njoftoi policia. /k.k/noa.al/