Transmetuar më 03-09-2019, 18:59

Babai i dy vajzave të vogla, të cilat i vrau e ëma e tyre, ka reaguar përmes një statusi gjatë funeralit, ndërsa ngjarja ka shokuar Britaninë e Madhe dhe më gjerë.

Louise Porton vrau vajzat e saj, me qëllim që të ishte e lirë e të fitonte para nga puna e seksit.

Gati një vit nga vdekja e tyre tragjike, për shkak të hetimeve, vajzat janë dërguar për në banesën e fundit, ndërsa i ati i tyre, Chris Draper shkroi rreshtat në postimin emocional në Facebook, pas funeralit.

"Dy vajza të vogla të vrara nga nëna e tyre prostitutë, kështu që ajo do të kishte më shumë kohë për punë seksi janë, përcillen mes dhimbjesh".

Sipas "Daily Mail", Louise Porton, 23 vjeç, vrau Lexi Draperin, tre vjeçe, si dhe 16 muajshen Scarlett Vaughan, sepse ato nuk i jepnin kohë për të ndjekur stilin e saj të një jete më të mirë.

Më shumë se një vit pas vdekjes së tyre, dy vajzat u përcollën në banesën e fundit  pas një funerali në Walsall, duke u shoqëruar me kuaj të bardhë.

Dhe pas lamtumirës, babai i shkatërruar nga ngjarja, Chris Draper, shkroi disa reshta emocionuese për ta.

Lexi u vra në janar të këtij viti dhe Scarlett dy javë më vonë. Porton u burgos në Birmingham muajin e kaluar. Në një deklaratë në gjykatë, Chris Draper, 25, fajësoi edhe punonjësit socialë për mosrespektimin e paralajmërimeve të tij, për Porton./a.m/NOA./al