Transmetuar më 03-09-2019, 20:42

Një video shokuese është bërë virale për shkak të përmbajtjes së saj me skena dhune.

Sportisti i arteve marciale Nguyen Xuan Vinh, rrahu bashkëshorten e tij Vu Thi Thu Ly, në shtëpinë e tyre në Hanoi të Vietnamit, për arsye shokuese.

27-vjeçarja që është lexuese e lajmeve në radio, u godit ashpër nga bashkëshorti, teksa ajo po mbante në duar fëmijën e tyre, që ka vetëm dy muaj që ka ardhur në jetë.

I nervozuar që ajo e vendosi televizionin në një dhomë tjetër, sportisti kreu disa herë dhunë verbale ndaj saj, ndërsa më pas e grushtoi atë.

Siç shihet në video, në shtëpi ndodhej edhe ndihmësja shtëpiake, por ajo ishte e pafuqishme të ndërhynte mes tyre.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/