Transmetuar më 03-09-2019, 21:39

Më poshtë do iu tregojmë shenjat e Horoskopit të cilat kthehen sërish tek ish-i.

Dashi

Të lindurit në shenjën e Dashit dashurojnë deri në luftë, pasi sundohen nga planeti Mars. Por Dashi është edhe shenjë shumë pasionante, ndaj nëse kthehet me ish-in, duhet të ketë patjetër edhe mënyrën e pajtimit.

Demi

Fal, por nuk harron. Personat që i përkasin shenjës së Demit janë kokëfortë por edhe falin. E megjithatë edhe nëse vendosin ta lënë pas të shkuarën, nuk e harrojnë atë.

Gaforrja

Për të lindurit në shenjën e Gaforres partneri është një shtëpi, dikush me të cilin ndihet rehat, një sup ku të mbështeten.

Ndaj kur ndahen, gjithçka shembet dhe ndihen si të pastrehë, por nëse dikush u jep qoftë edhe një shenjë rikthimi, do të bëjë gjithçka që të kthehen.

Bricjapi

Bricjapët do t’jua japin një mundësi të dytë, por ka një kleçkë, ata janë shumë të rreptë me partnerët, ndaj nuk ju kthehen prapë nëse nuk ia bëni të qartë se e keni marrë mësimin. /k.k/noa.al/