Transmetuar më 04-09-2019, 10:30

Një grua vegjetariane nga Girrawheen, në Australi, denoncoi fqinjin e shtëpisë pasi e bezdiste aroma e mishit dhe peshkut që ai po piqte në zgarë.

Sipas Cilla Carden, burri i cili jetonte me gruan dhe fëmijët, e ndizte shpesh zgarën, qëllimisht për ta bezdisur, duke e penguar kësisoj që të shijonte kopshtin e saj, por jo vetëm.

Gruaja pretendon se bezdisej edhe nga tymi i cigares dhe përplasjet e topit në murin e përbashkët që ndante dy banesat.

Sherri mes fqinjëve përfundoi në gjykatë, ku gruaja vegjetariane, humbi plotë dy herë.

Por Carden nuk ka ndërmend të dorëzohet, duke thënë se do e ankimojë sërish çështjen pasi aroma e mishit dhe peshkut nga zgara e fqinjit, nuk e lejojnë që të shijojë lirisht zgjedhjen e saj të të qenit vegjetariane.

Nga ana e tij fqinji, për të shmangur problemet, ka vendosur që ta spostojë zgarën në një qoshe tjetër të kopshtit, ndërsa për fëmijët thotë se nuk po bëjnë gjë tjetër veçse lozin në kopshtin e shtëpisë së tyre. /a.y/noa.al