Transmetuar më 04-09-2019, 12:01

Uji: është freskues, mund të rifreskojë ose shuajë etjen dhe është tepër i gjithanshëm. Kubat e akullit, uji i pijshëm, çaji dhe uji i gazuar janë të gjitha mënyrat e ndryshme për të marrë këtë lëng të rëndësishëm.

Në verë pëlqejmë të pimë ujë me akull gjatë gjithë ditës, ndërsa në dimër gjithmonë preferojmë një filxhan çaj të nxehtë. Por a e dini se pirja e një gote me ujë të ngrohtë çdo ditë, si në verë ashtu edhe në dimër, bën shumë mirë?

Përveç konsumit të rekomanduar të 1 litër e gjysmë lëngjeve çdo ditë, ka edhe arsye të tjera për të pirë një gotë me ujë të ngrohtë çdo mëngjes.

Përmirëson metabolizmin.

Metabolizmi juaj, i njohur më mirë si tretja, merr një ndihmë të shkëlqyeshme nëse filloni ditën me një gotë ujë të ngrohtë. Është jashtëzakonisht e dobishme, pasi metabolizmi përcakton shpejtësinë e shndërrimit të lëndëve ushqyese në energji. Për më tepër, një metabolizëm i shpejtë ju garanton të digjni kalori më shpejt.

Ndihmon në luftimin e çrregullimeve menstruale

Uji i ngrohtë siguron gjithashtu përshpejtimin e qarkullimit të gjakut, i cili lejon një relaksim më të madh të muskujve dhe zvogëlimin e problemeve që lidhen me (dhimbjet) dhimbje menstruale. Natyrisht kjo vlen edhe për llojet e tjera të dhimbjeve fizike. Për shembull, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe dhimbje barku./b.l/noa.al/