Rënia e flokëve, vitaminat që ndihmonë në parandalimin e tyre
Transmetuar më 04-09-2019, 13:52

Rënia e flokëve mund të ketë shkaqe të ndryshme, të tilla si ushqimi, stresi ose predispozicioni gjenetik, dhe të gjitha ato mund të ndikojnë në vetëvlerësimin tonë, kështu që si mund t’i bëjmë flokët përsëri tërheqës?

Disa vitamina dhe një dietë e saktë na ndihmojnë për ta luftuar këtë fenomen. Këtu janë disa sugjerime se ku mund t’i gjejmë ato vitamina.

-acidi folik mund të gjendet në bishtajore dhe drithëra dhe ndihmon në rinovimin e qelizave.

-vitaminë E në fruta dhe perime dhe na ndihmon për të rritur qarkullimin e gjakut.

-Vitamina A gjendet në kungull të njomë, karrota dhe pjeshkë dhe ka veti anti-plakje të flokëve.

-Vitamina B7 dhe Vitamina C mund të gjenden përkatësisht në lakër dhe fasule, për të parën dhe në agrumet për të dytën; na ndihmojnë për shkëlqimin e flokëve dhe priren të kundërshtojnë humbjen e flokëve.

Një dietë që synon të luftojë rënien e flokëve gjithashtu na ndihmon në pamjen estetike të së njëjtës. Stresi padyshim ndikon në pamjen e tyre.

Është gjithashtu e mundur të gjeni suplemente në treg, për të luftuar rënien e flokëve, por preferohet të ndiqni një dietë të shëndetshme, e cila na vjen në ndihmë edhe në faktorë të tjerë, dhe na lejon të asimilojmë në një mënyrë padyshim më të ekuilibruar të gjitha vitaminat që hamë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...