Transmetuar më 04-09-2019, 21:39

Presidenti i  FSHF-së, ArmandDuka, ka ndjekur nga afër ecurinë e përgatitjeve të Kombëtars kuqezi, për dy ndeshjet kualifikuese të EURO 2020.

Kombëtarja pas katër ndeshjeve të para do të luajë dy ndeshjet e ardhshme.

Më 7 Shtator ndeshja Francë-SHQIPËRI dhe më 10 Shtator SHQIPËRI-Islandë.

Shqipëria do të luajë në transfertë ndeshjen e pestë kualifikuese të Europianit 2020.

Kuqezinjtë përballë Francës në "Stade de France" mbrëmjen e 7 shtatorit synojnë mrekullinë, teksa  pas dy fitoreve dhe dy humbjeve ndodhen 3 pikë pas kampionëve në fuqi të botës.

Ky takim do të gjykohet nga spanjolli, Jesús Gil Manzano, i cili do të ndihmohet nga Diego Barbero dhe Gelngel Nevado. Ndërkohë, gjyqtar i katërt do të jetë Jose Maria Sanchez.

Kryesori Manzano është 35 vjeçar dhe është gjyqtar i FIFA-s, prej vitit 2014. Ai ka debutuar në La Liga në vitin 2012. Takimi i fundit që ka arbitruar ishte ai mes Villarealit dhe Realit të Madridit më 1 shtator, takim kur gjyqtari spanoll nxori Gareth Bale me karton të kuq.

Manzano njihet si një arbitër që nxjerr shpesh kartonin e verdhë.

Duke ditur forcën e Francës, futbollistët shqiptarë duhet të kenë shumë kujdes dhe të jenë të vetëdijshëm në ndërhyrjet e tyre sepse mund të përfundojnë jashtë fushe.

Para këtij takimi kuqezinjtë janë shprehur optimistë.

Mesfushori Keidi Bare u rikthye në Kombëtaren Shqiptare dhe foli sot për ndeshjet e radhës eliminatore dhe momentin që po kalon në Spanjë te Malaga.

"E prisja shumë këtë ftesë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj që tani të jap maksimumin për të mirën e ekipit", tha ai.

Te Malaga, Bares gjatë kohës që ishte i grumbulluar, i është bashkuar edhe Armando Sadiku, për të cilin tha, se "fola me Sadikun dhe më tha që ndihet shumë mirë atje. Njerëzit atje janë shumë mikpritës dhe besoj se Sadiku do të japë maksimumin për të bërë diçka të mirë për atë skuadër."

Lidhur për ndeshjen e radhës ndaj Francës, sulmuesi i ri kuqezi shtoi:

"Skuadrën e shoh shumë të motivuar dhe të gjithë punojnë shumë mirë, duke dhënë maksimumin, por duhet të theksoj se Franca është një ekip shumë i madh dhe ka emra shumë të bujshëm në organikë, që mund të bëjnë shumë mirë, megjithatë ne jemi gati të japim maksimumin, për të marrë një rezultat të mirë."

Por a beson ai dhe të tjerët te një rezultat pozitiv në Francë?

"Unë besoj çdo gjë, pasi në futboll mund të arrish gjithçka, pavarësisht kundër kujt luan. Megjithatë ne duhet të japim maksimumin tonë dhe të shpresojmë që të marrim diçka", theksoi Bare.

Kombëtarja synon fitore ndaj Islandës në shtëpi, si dhe do të tentojë t’i marrë një pikë Francës.

"Të them 6 piikë, dukem pak si egoist. Franca është shumë ekip i fortë, por ne mund të tentojmë që të marrim të paktën një barazim", u shpreh Keidi Bare. Bashkë me Baren, foli edhe debutuesi në kampin kuqezi, Marash Kumbulla, lojtar i Veronas. /a.m/NOA.al