Larg vëmendjes së publikut, Eugent Bushpepa shijon suksesin sipas shijeve dhe stilit të tij! (FOTO)
Transmetuar më 04-09-2019, 22:39

Me stilin e tij të veçantë, dhe me zërin e fuqishëm, ai shënoi sukses me koncertet e tij gjatë gjithë verës, por larg vëmendjes së publikut.

Kjo pasi nuk është vënë padrejtësisht në vëmendje të mediave, për t’ia përcjellë publikut.

Eugent Bushpepa, këngëtari që la gjurmë dhe nderoi Shqipërinë një vit më parë në Festivalin Europian të Këngës,  këndon për ata që e duan muzikën dhe artin.

Për një këngëtar të mirëfilltë dhe ndër të rrallët që bën muzikë në Shqipëri, lënia e Eugent Bushpepës jashtë vëmendjes, duket se nuk ka asnjë rëndësi.

Ai gjatë gjithë verës zhvilloi turne të shumë dhe entuziazmoi fansat në Shqipëri dhe diasporë, me koncertet e tij dhe më tej thotë se e presin projekte të tjera.

Muajt e fundit Bushpepa performoi në Korçë, Tiranë e qytete të tjera, por edhe në zona turistike, si Antalia. Në disa koncerte ai ka qenë i shoqëruar nga këngëtarë të tjerë të stilit të tij "Rock", si Rinis Gjoka.

I pa përfolur për histori rozë, siç ndodh rëndom me emra të tjerë të cilët mbajnë emërtimin "këngëtar" por nuk prodhojnë muzikë, Bushpepa po e shijon karrierën e tij, pas suksesit në Eurovizion, sipas stilit, që atij i pëlqen. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...