Transmetuar më 05-09-2019, 09:42

Një grua e moshuar gjeti vdekjen, pasi u sulmua nga një gjel, teksa mblidhte vezët në pularinë që kishte në oborr.

Ngjarja e rëndë ndodhi javën e kaluar në Australi, duke tronditur opinionin publik, lidhur me faktin se si kafshë në dukje të pafajshme, mund të jenë vdekjeprurëse.

Gjeli çau me sqepin e tij një variçe të gruas, duke bërë që e moshuara të pësojë hemorragji vdekjeprurëse.

Profesor Roger Byard, ekspert i mjekësisë ligjore në Universitetin e Adelaide, tha për mediat se bëhet fjalë për një ngjarje të zakonshme.

Madje ai citoi edhe një rast tjetër kur një grua e moshuar gjeti vdekjen për shkaqe të ngjashme, për shkak se u gërvisht nga një mace. /a.y/noa.al