Transmetuar më 05-09-2019, 09:53

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme duke marrë pjesë në një meshë me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

“I lumtur ta nisja ditën me pjesëmarrjen në meshën e mbajtur në Bizë (Ishëm) nga Padre Serxhio, për Shën Nënë Terezën”, shkruan Meta.

Madje kreu i shtetit ka publikuar edhe fotografi nga mesha.

Më herët Presidenti dha një mesazh me rastin ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës.

Sipas tij, është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar, humane e hyjnore, të simbolit të nënës shqiptare, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë dhe misionit të pareshtur të përkujdesjes, ndaj kujtdo që vuan dhe ka aq shumë nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.

“Me madhështinë e thjeshtësisë së saj, Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale, e pranë halleve të përditshme të qytetarëve”, shkroi Meta. /a.y/noa.al

Meta mesazh me fjalët e Nënë Terezës: Frymëzim për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë