Transmetuar më 05-09-2019, 10:08

Për të dytin vit me radhë, Vjena është qyteti ku jetohet më mirë në botë. Kryeqyteti i Austrisë mban vendin e parë në klasifikimin vjetor të ‘Economist Intelligence Unit (EIU)’, duke dalë përpara Melbourne, Sidnei, Osaka dhe Calgary.

Ndërkohë Europa fiton tetë vende në 20 qytetet më të mira të jetueshme, por në top 10, përveç Vienës, Kopenhagen renditet i nënti.

Në klasifikimin në fjalë janë marrë në konsideratë 140 qytete, bazuar në stabilitetin politik, social, kulturor, shkallën e kriminalitetit, infrastrukturën, transportin dhe kujdesin shëndetësor. Po ashtu Vjena në sajë të efikasitetit të transportit publik, ofertës së larmishme kulturore, ujit alpin dhe të pastër ka marrë 99.1 pikë nga 100.

Për herë të parë në klasifikim merret në konsideratë edhe klima. ndërkohë ndër qytetet më pak të jetueshme renditen Karachi, Tripoli, Lagos dhe Damaska, shkruan noa.al.

10 qytetet më të mira për të jetuar: Vjena-Austri; Melbourne- Australi; Sidnei-Australi; Osaka-Japoni; Calgary-Kanada; Vankuver-Kanada; Toronto-Kanada; Tokio-Japoni; Kopenhagen-Danimarkë; Adelaide-Australi./a.y/noa.al