Transmetuar më 05-09-2019, 17:23

Mund të cilësohet një aksident i frikshëm, dhe nëse shihni pamjet do të bindeni për këtë.

Kjo ngjarje është filmuar në qytetin Olmue të Kilit dhe shohim që kalimtari ka shpëtuar për mrekulli.

Shoferi, që më pas rezultoi se kishte konsumuar alkool, humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga.

Pedro po ecte në cep të rrugës kur makina i kaloi ngjitur dhe u përplas me murin e një restoranti. Për disa minuta, ambienti u mbush me tym dhe nuk u kuptua cfarë ndodhi. Për fat, Pedro nuk u lëndua aspak. /k.k/noa.al/