Transmetuar më 05-09-2019, 17:35

Një kamion është përfshirë në një aksident rrugor me një kamion tjetër në Britani, ndërsa ishte ngarkuar me 32 mijë litra pije alkoolike.

Ngjarja ndodhi në autostradën M6 në Cheshire, e cila u mbyll pas aksidentit ditën e mërkurë.

Ekipet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe punuan gjatë gjithë natës për të parandaluar që xhini i derdhur të merrte flakë.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz, pasi pija alkoolike u pastrua shpejt. /k.k/noa.al/