Plazhi i Vilë Bashtovës pushtohet nga turistët e huaj: Nudo, seks, drogë dhe muzikë
Transmetuar më 05-09-2019, 18:10

Në një plazh në grykëderdhjen e Shkumbinit zona është pushtuar nga pushues të huaj që kanë zbarkuar me ruloto.

Të rinjtë kanë gjetur një hapësirë të mundshme për t’u shfrenuar, duke notuar dhe shëtitur lakuriq.

Vendi njihet si plazhi i Vilë Bashtovës

Turistët shfaqen lakuriq, duke notuar, ose duke bërë shëtitje në brezin e rërës.

Ata dalin nudo në mes të ditës në një vend publik.

Aty shkoi një ekip xhirimi i ABC News u përballë edhe me vështirësi gjatë realizimit të kronikës.

Raportohet se turistët nuk duan t’ia dinë dhe as shqetësohen. Por bëjnë seks në grup.

Një numër i madh rulotash janë ndaluar këtu aty prej dy javësh. Në zonë kundërmon era hashash, thonë banorët e zonës.

"Por edhe drogëra të tjera. Shenjat janë të dukshme ngado.

"Shiringat dhe një tub kanë mbetur ende mbi këtë oxhak të improvizuar për përgatitjen e lëndëve narkotike", denoncojnë ata.

Grupi i xhirimit u afrua të bisedonte me ndonjë nga të rinjtë që po pushonin në plazh, por u refuzua.

Më guximtarët kërcënuan operatorin dhe gazetaren sapo panë kameran.

Megjithatë territori duket i pastruar. Turistët i kanë mbledhur mbetjet dhe i kanë futur në thasë plastike.

Atu ku kanë mbërritur pushuesit e seksit, drogës dhe muzikës, nuk gjenden vendas. Në Vilë Bashtovë plazhi është braktisur nga vendasit dhe u tani u përket pushuesve nudo për seks, drogë dhe muzikë. /a.m.NOA.al

Loading...
Loading...