Transmetuar më 05-09-2019, 20:11

Një tërmet ka tronditur sërish vendin tonë.

Instituti Europian i Sizmiologjisë ka raportuar rreth këtij tërmeti.

Tërmeti është regjistruar pak kohë më parë në jugun e vendit dhe ka pasur epiqendër Borshin.

Është ndjerë në Himarë dhe deri në Gjirokastër. Lëkundjet zgjatën disa sekonda.

Madhësia e tij raportohet të jetë 4.3 ballë e Shkallës Rihter dhe një thellësi prej 5 km.

Instituti Europian e klasifikon të lehtë këtë tërmet, ndërkohë që më i forti që tronditi Shqipërinë këtë vit ishte ai i zonave të Korçës, me 5.3 ballë i Shkallës Rihter./a.m/NOA.al