Transmetuar më 05-09-2019, 20:32

Një gjykatë në Honduras ka dënuar ish-zonjën e para Rosa Elena Bonilla me 58 vjet burg.

Bonilla, 52 vjeçe, u shpall fajtore për shpërdorimin e 779,000 dollarëve nga donacionet ndërkombëtare dhe fondet publike gjatë katër viteve.

Prokurorët thanë që ajo përdori paratë për të blerë stoli dhe për të paguar faturat mjekësore dhe shkollimin e fëmijëve të saj.

Adh pse  avokati i saj tha se Bonilla ishte e pafajshme dhe do të apelonte vendimin e rëndë të burgimit, ajo u dënua nga gjykata.

Bonilla u arrestua në shkurt 2018, pas një hetimi për zhdukjen e parave nga fondet publike, përfshirë një buxhet të krijuar për të siguruar këpucë për fëmijët e varfër të Hondurasit, pranë SHBA-së.

Ndihmësi personal i Bonilla, Saúl Escobar u dënua me 48 vjet burg për mashtrim.

Bonilla dhe burri i saj munguan në gjyqin e dënimit./a.m/NOA.al