Transmetuar më 05-09-2019, 22:30

Çifti i ri u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre, në një ngjarje tragjike që dyshohet nga hetimet paraprake për vetëvrasje.

Por para se të kryenin aktin e vetëflijimit ata duket se janë siguruar për të siguruar vogëlushin e tyre.

Për fëmijën dy-vjeçar, që raportohet të jetë djali i çiftit, po kujdesen aktualisht të afërmit e tjerë të prindërve të tij.

Trupat burrë e grua të çiftit me origjinë Letoneze, u gjetën në Henhurst Hill, në Burton-upon-Trent, mbrëmjen e djeshme.

Kiril Nemcev, 32 vjeç, dhe Lana Nemceva, 23 vjeçe, u gjetën të vdekur në rrethana ende të paqarta, në një provincë, në Angli.

Djali i tyre dy-vjeçar u gjet pa asnjë problem brenda në banesë, dhe për të po kujdesen të afërmit.

Shërbimet e urgjencës u thirrën pas ngjarjes që ndodhë gjatë natës së fundit, ngjarje që tronditi zonën dhe tërë Britaninë e Madhe.

Fotot e bëra publike në rrjetet sociale tregonin sesi çifti i martuar po shijonte gëzueshëm pushime së bashku vetëm disa ditë më parë.

Kiril, një kuzhinier në "Pizza Express", dhe Lana, e cila punonte në "Boots Optician", postuan foto së bashku, teksa shijuan darkën në një pijetore më 15 gusht, apo edhe kur edhe festuan ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, më 3 gusht.

Pronari i banesës tregoi sesi ia dha me qira shtëpinë çiftit,  më shumë se dy vjet më parë.

Duke kërkuar që të mbetej anonim ai i tha "Daily Mail", se " e morën me qira shtëpinë përmes një agjencie banesash".

"Ata kishin edhe të afërm që jetonin në zonë, por nuk mund ta kuptoj," – tha ai i tronditur mbi arsyen e kësaj tragjedie.

Pronari i banesës që e lëshoi me qira tha se nuk kishte pasur asnjë problem me ta dhe as dinte që të kishin me të tjerët.

Të gjithë fqinjët kanë mbetur të tronditur nga ngjarja. Ata thanë se dukeshin si një familje e bukur – madje ata e mbanin mirë veten. Hetimet po fokusohen për të zbuluar motivin e vdekjes së tyre./a.m/NOA.al